Ahmetaj në hetim, Gugallja në Vjenë/ Kadilli: Nuk më shijon burgu i tyre, t'u merret pasuria

Fatbardh Kadilli, ish-deputet i PD, thotë në "Ora e Betit" se thotë se hetimet për aferën e incineratorëve janë shumë të vonuara.

Ai shpreson se politikanët e korruptuar të shkojnë para drejtësisë dhe tu merret pasuria e grabitur.

Kadilli: Nuk është çudi të jetë e orkestruar por presioni për të ardhur te kjo ishte shumë i madh sidomos pas ngjarjes së shefes së kabinetit që ju gjetën para përtej imagjinatës së shfrenuar. Ne e dimë se kanë shumë më shumë para. Është e vonuar gjithçka në hetimin e incineratorëve, nuk ka mbetur gjë pa thënë dhe hetimi është shumë i ngadaltë. Mazhoranca bën maksimumin për ta frenuar. Shteti duhet ti kishte gjetur shumë më shpejt se ku janë, ajo është shfaqur vetë. Ose e kanë ditur dhe se kanë bërë. Kemi një hetim shumë të vonuar. Duhet të presojmë drejtësinë të veprojë. Të shohim më në fund politikanë të korruptuar të shkojnë para drejtësisë. Mundësisht tu rimerren të gjithë ato që kanë grabitur. Mua nuk më shikon burgu i tyre por tu marrin gjithçka kanë marrë.

afera e incineratoreve fatbardh kadilli

EMISIONET