AGJENDA DHE DETAJET/ Nis sot Samiti IV i Diasporës në Tiranë, gazetari zbulon organizimin
Këtë të hënë, në Tiranë, nis Samiti IV i Diasporës. Ky organizim tre-ditor është caktuar të mbahet në datat 13-14-15 prill.
Slogani zyrtar i samitit që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve është: “Përmes rrënjëve lartësohemi”.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar edhe agjendën e samitit, që përfshin panele të shumta diskutimi mbi tematika ttë ndryshme, por edhe shumë të ftuar, ku veçohen personalitete të rëndësishme të Shqipërisë dhe të diasporës.
Ndër pjesëmarrësit përmendet kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu; kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi; zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj; ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç; zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca.

