"8 milion metër katrorë ndërtim", Bejko: Veliajt po ja bën fushatën Rama në Tiranë, nuk përballet dot me qytetarët

Kandidati i PD-së së Alibeaj, Roland Bejko, i ftuar në "Drejt" thotë se kundërshtari politik Erion Veliaj ka frikë të përballet me qytetarët e Tiranës dhe po i bën Rama fushatën.

Ai evidentoi tre problematikat kryesore  që sipas tij janë emergjencë për kryeqytetin.

Bejko: Qytetarët kanë një mëri dhe mërzitje aq të madhe me Erion Veliaj saqë del Rama ti bëj fushatë Erion Veliaj. Veliaj shkon dhe bën fushatë në periferi por jo në Tiranë, nuk u del dot përballë qytetarëve. Pse? Ua ka bërë jetën të vështirë, ka zbatuar shijet estetike të Ramës, me kullat në mes të Tiranës, me kullat në hapësirë e gjelbër.Erion Veliaj premtoi në 2015 moratorium për ndërtimet dhe betonin dhe bëri të kundërtën, 8 milion metër katrorë ndërtime në 8 vjet.

As të gjithë kryetarët e bashkive së bashku, fut Ramën dhe Bashën, nuk e kanë bërë këtë që bëri Veliaj, sidomos nga pandemia dhe këtej që shpërthyen kullat nga të gjitha anët. Qytetarët duhet të çlirohen nga kjo. Duhet ti japim frymëmarrje Tiranës. Problemi i dytë janë taksat e larta dhe mungesa e tregut. Ka vetëm një treg në Tiranë, ai i ndërtimeve, dhe të tjerat janë shërbime. Punët i marrin 3-4 oligarkë. Problemi i tretë janë cilësia e dobët e shërbimeve. Furnizimi me ujë nuk u zgjidh asnjëherë dhe pse u shumëfishua çmimi në mënyrë arbitrare nga Veliaj.

drejt zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore roland bejko

EMISIONET