“14 maji”/ Zvicra, 1.2 mln euro ndihmë KQZ-së, Huber: Sfidë, mbrojtja e të dhënave dhe sulmet kibernetike

Zvicra ndihmon me 1.2 milionë euro Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Fondi synon përmirësimin e kapaciteteve të  institucionit, modernizimin dhe digjitalizimin e disa shërbimeve. Ambasadorja e Zvicrës përmendi dy sfidat e KQZ mbrojtjen e të dhënave dhe sulmet kibernetike.

Qeveria e Zvicrës ka mbështetur me 1.2 milionë euro Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përmirësimin e kapaciteteve dhe digjitalizimin e disa shërbimeve.

Diplomatja zvicerane Ruth Huber solli në vëmendje të KQZ dy sfida atë të mbrojtjes së të dhënave e rreziqet e nga sulmet kibernetike.

Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri: Sa më e pavarur, sa më efektive dhe sa më transparente të jetë KQZ-ja, aq më i qartë do të jetë përfaqësimi i vullnetit të popullit në Kuvend. Dua të sjell në vëmendjen e KQZ-së sfidat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rreziqeve që sjell siguria kibernetike.  

Ajo bëri thirrje për përmbushjen e detyrave të lëna nga Misioni i OSBE/ODHIR-it.

Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri: Shqipëria ka bërë progres në reformimin e sistemit zgjedhor, por megjithatë mbeten akoma detyra shtëpie për të bërë siç dhe rekomandohet edhe në raportet e OSBE/OHIHR-it.  

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se ky kontribut i Zvicrës ndihmon në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së institucionit.

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve: Një pjesë të tyre ne synojmë t’i bëjmë të vlefshme në zgjedhjet e 14 majit. Por financimet përfshijnë në program në kohë më të shtyrë se zgjedhjet e 14 majit.

Fondi 1.2 milionë euro dhënë nga Zvicra do të shkojë në ndërtimin e një sistemi të ri elektronik të dokumenteve të KQZ-së, një aplikacioni të ri për sigurimin e të dhënave zgjedhore, një moduli digjital për akreditimin e vëzhguesve dhe një moduli online për regjistrimin e subjekteve zgjedhore.

zgjedhjet e 14 majit zgjedhjet vendore zgjedhjet kqz zvicra ruth huber sulmet kibernetike

EMISIONET