110 mln euro Becchettit, reagon Rama: Lajm në prag fushate, nuk i ka marrë asnjëherë

110 mln euro Becchettit, reagon Rama: Lajm në prag fushate, nuk i ka

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Arbirazhit për ta dëmshpërblyer me 110 milionë euro biznesmeni Becchettin pas mbylljes së Agon Channel.

Ndërkohë Rama shkruan se para Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€, ku sipas tij është një lajm i prodhuar nga kundërshtarët e tij.

Rama: Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!

Në një vendim të marrë më 29 mars, një gjykatë e përbërë nga shtetasi amerikan Grant Hanessian si kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës urdhëruan rrëzimin e përshpejtuar të kërkesës për rishikim nga ana e Shqipërisë si qartazi pa merita ligjore.

EMISIONET