10 vjet gjyq për një vezë/ Matlija: Gjatë gjykimit u kuptua se gjithë akuza ishte ngrehinë e dobët...

 ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte avokati Dorian Matlija, për të folur për çështjen e 8 studentëve që goditen me vezë kryeministrin Edi Rama, e cila është rikthyer përsëri për shqyrtim në gjykatë.

" Çështja nuk është thjesht për një vezë, por për të drejtën për të pasur një protestë në çfarëdolloj mënyre, e drejta për tu shprehur në çfarëdolloj mënyre, e drejta për të pasur një proces të rregullt ligjor. 

Kjo çështje ka zgjatur shumë sepse tashmë kemi dhe një sistem gjyqësor që është bërë emergjencë kombëtare tani, fakti që sistemi gjyqësor nuk ekziston më për shkak të gjithë efekteve anësore të reformës, por gjithashtu edhe për faktin që Gjykata e Apelit që e mori në shqyrtim çështjen nuk e trajtoi fare në themel, u mor me disa formalitete, të cilat Gjykata e Lartë tha: "Këto janë formalitete të tepruara, duhet të gjykojmë themelin e çështjes".

Akuzat janë "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Kundërshtim i punonjësit të policisë". Duhet të kuptojmë se 3 persona janë që akuzohen për goditjen për shkak të detyrës. 5 persona të tjerë akuzohen sepse penguan policët që të kryenin ndalimin e 3 personave që goditën me vezë.

Kur u zhvillua gjykimi, u kuptua që e gjithë akuza ishte një ngrehinë tepër e dobët, tepër e shëmtuar", u shpreh Matlija.

EMISIONET