Përçarje në kampin e Trump, republikanët e kritikojnë për fjalimin

Përçarje në kampin e Trump, republikanët e

Duket se situata e numërimit të votave ka sjellë edhe debatet e para në kampin e presidentit aktual Donald Trump.

Ka qenë ish-guvernatori i New Yersey, Christ Christie, i cili është edhe këshilltar i tij, ai që e ka kritikuar Trump për fjalën e mbajtur pak më parë, ku shpalli fitoren e parakohshme. Christie e ka cilësuar deklaratën si të gabuar strategjikisht.

Më herët Trump mbajti fjalën e parë pas përfundimit të votimeve, ku deklaroi se rezultati është shumë pozitiv ndaj tij dhe se kundërshtari Joe Biden e ka thuajse të pamundur fitoren.

Edhe zv/ Presidenti Mike Pence refuzoi të shpallte fitoren e parakohshme në një pronocim të tij.

LEXO EDHE: LIVE/ Presidencialet në SHBA/ Trump “rrëmben” fitoren në Teksas, Biden drejt fitores së Arizonës

Bota Lajme donald trump zgjedhjet presidenciale ne shba christ christie republikanet e SHBA

EMISIONET