PD drejt mbylljes së listave, ja ku priten të garojnë Flutura Açka dhe Agron Gjekmarkaj
Teksa i afrohemi mbylljes së afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, Partia Demokratike vijon punën për plotësimin e emrave që do të tentojnë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 Prillit.
Burime për Ora News nga selia blu bëjnë me dije se, mes emrave që do të garojnë më 25 Prill priten të jenë edhe dy prurje të reja. Shkrimtarja Flutura Açka dhe analisti e pedagogu Agron Gjekmarkaj.
Açka pritet të jetë një prej emrave të demokratëve në qarkun e Elbasanit, ndërsa Gjekmarkaj pritet ti besohet një vend në listën e Lezhës.
Mesnata e sotme është edhe afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në KQZ.
Paraditen e sotme, ishte aleatja e PD, LSI, e cila publikoi të gjitha emrat që do të përfaqësojnë këtë parti në zgjedhjet e 25 Prillit.
