Opozita e Bashkuar ka nënshkruar ditën e djeshme marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

14 parti opozitare i janë bashkuar Partisë Demokratike me synimin fitoren në votime, ndërsa regjistrimi në KQZ është bërë në minutat e fundit.

Koalicioni opozitar do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, ndërkohë që disa nga partitë aleate do të kenë vende të sigurta në listat zgjedhore.

Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë si forcë më vete në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa në disa qarqe do të jetë në lista të përbashkëta me Partinë Demokratike.

Kujtojmë se brenda dhjetë ditësh duhet të dorëzohet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve edhe lista e emrave që përfaqësojnë Opozitën e Bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Partitë që do të marrin pjesë në koalicioni opozitar:

1.    Partia Demokratike                        Lulzim Basha

2.    Partia Republikane                                Fatmir Mediu

3.    Partia Agrare Ambientaliste                 Agron Duka

4.    Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet      Shpëtim Idrizi

5.    Lëvizja për Zhvillim Kombëtar           Dashamir Shehi

6.    Partia Demokristiane                            Nard Ndoka

7.    Partia Fryma e Re Demokratike           Bamir Topi

8.    Partia e Ballit Kombëtar                Artur Roshi

9.    Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut     Vangjel Dule

10.  Partia Bashkimi Liberal Demokrat           Arian Starova

11.  Partia Bashkimi Demokrat                 Ylber Valteri

12.  Partia Mendimi i Djathtë Liberal       Mustafa Lici

13.  Partia Lëvizja e Legalitetit                 Shpëtim Axhami

14.  Partia Kristian Demokrate                  Dhimitër Muslia

Basha: Sot siguruam fitoren e Shqipërisë

Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim.

Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës.

Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë.

Sot siguruam fitoren e Shqipërisë.

Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores.

Aleanca për ndryshim.

Shqipëria Fiton!