Parkojnë gabim, fqinji u shkruan fyerje në makinë

Një person ka marrë detyrën për të ndëshkuar dy shoferë të cilët kanë parkuar gabim në një rrugë të Nju Jorkut, të cilëve u ka shkruar shënime me fyerje në makinë.

Fqinji ka gjykuar se shoferët janë treguar budallenj dhe gabimi i tyre duhet paguar në një fare mënyre.

Në makinat përkatëse janë gjetur shkrimet “Parko mirë çantë me m*t” dhe tek tjetra “Mëso si të parkosh kokëm*t”.

Makinat që ishin të pakuara në Glendale më vonë janë zbuluar nga pronarët e tyre të cilët janë ankuar pranë autoriteteve përkatëse për prishjen e automjeteve të tyre.

Ata kanë treguar edhe pse makinat ishin parkuar jo në mënyrë të rregullt, për shkak të hapësirës së vogël të vendit dhe makinave të mëdha.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

EMISIONET