Partia Demokratike, si e para forcë opozitare duhet të gjejë tek vetja rrugëdaljen për të ndihmuar veten dhe shqiptarët

Koherenca është ajo vlerë politike që konvertohet në votë e në Shqipëri.

Partia Demokratike, si e para forcë opozitare duhet të gjejë tek

Koherenca politike solli në Itali të parën kryeministre femër e sot të parën lidere opozitare femër. E nuk ka të bëjë gjinia në këtë zgjedhje, por rrugëtimi politik që vlerësoi punën e qëndrimin e tyre.

Pas një Kryeministre grua, Italia ka sot një lidere opozitare grua.

Elly Schlein në primaret e Partisë Demokratike është zgjedhur lidere e kësaj force politike, dhe kjo është hera e parë në historikun politik të demokratëve italianë të drejtohen nga një grua dhe mjaft e re në moshë.

Elly Schlein e Giorgia Melonit dhe pse janë në dy pole krejt të kundërta të ideologjisë së tyre, bashkohen në tipare mjaft të ngjashme; koherenca në qëndrimet politike, energjia, pa anshmëria mes rrymave të brendshme partiake, rrugëtimi i formimit personal mes grupimeve e beteja rinore të krahëve politikë që përfaqësojnë.

Dallimet e ndasitë politike mes tyre janë shumë t'i rreshtosh por ajo që nuk lë indiferent në këtë ndryshim epokal të historikut të politikës italiane, është shfaqja e grave të forta, me një tipar që përtej gjinisë shpërblen aftësitë e punën e tyre; koherenca.

Italia kishte mbërritur në një moment kur procesi i ndryshimit të klasës politike po shkakonte vec një konfuzion krahësh e ideologjisë tek votuesit saj kishin arritur të pyesinin; Cfarë është sot e majta e cfarë është e djathta?

Liderë e politikanë kalonin kaq lehtësisht nga një krah në tjetrin e nga një koalicion në tjetrin, e shpesh krijonin partinë të reja. për ta braktisur partinë e tyre, e në rastin e parë që u jepej për të qënë pjesë e një koalicioni qevrisës.

Të vetmet që nuk e bënë një gjë të tillë qenë; Giorgia MelonI e cila nuk braktisi idealet e së djahtës së Fratelli D'Italia. për t'u ulur në një koalicion qeveritar me të majtët dhe pse drejtuar nga Draghi e nën thirrjen e presidentit Matarella për bashkim kombëtar, e as Elly Schlein e cila nuk pranoi të qëndori më në PD kur në krye të saj u vu Matteo Renzi me një linjë politike drejt qëndrës e që më pas u shpall Kryeministër.

Ka dhe një dallim të cuditshëm mes Schlein e Meloni.

Nëse Meloni vjen nga një shtresë e thjeshtë sociale një underdog sic e përshrkuan ajo veten, e paparashikueshme, e pa favorizueshme,  Schelin ka një historik familjar krejt ndryshe e larg klasës punëtore me të cilën identifikohet fuqia e frymëzimi i së majtës.

Por në të dy rastet “gaveta” politike e koherenca tyre i ka paguar me votën e qytetarëve.

E ndërsa hedhim një paralele analogjike me panoramën politike në Shqipëri, duket se në vendin tonë, ndryshimi politik është i pacënueshëm si brenda Partive ashtu dhe në qeverisjen e vendit.

Benda Partive shfaqet vec një rrotullim i të njëjta figurave 30-vjeçare e fakt që forcon e dëmton njëherësh demokracinë e vendit e shton pabesueshëmrinë e popullit në klasën politike. Dhe e vetmja që fiton në këtë lojë rrethesh është forca politike në pushtet indiferencon si zgjedhjet në qëllimin e aksionit të tyre ashtu dhe dembelos zgjidhjet që orientohen falë një sistemi që favorizohet e forcohet nga një frymë antidemokratike e fuqisë institucionale që drejton vendin.

Ajo c'ka Parita Demokratike nuk ka sot luksin të ndryshoj është liderishipi i saj, pra Sali Berisham por ajo c'ka mund të bëj shumë më mirë është të krijoj një klasë të re politike të pashantazhueshme, koherente dhe e besueshme në seriozitetin e qasjes së idelaeve të tyre.

Nuk është e lehtë por as e pamundshme.

Mes opozitës shfaqen politikanë “të rinj” mburojë e rekomandues të së vjetrës e në pozitë  vlerësohen po politikanë o funksiomarë "të rinj" që manovrohen nga pushteti i së vjetrës.

Ata që humbasin e me një risk të madh, në këtë rrotullim partiak e pushtetar është vetëm opozita, e djathta dhe shqiptarët.

Lehtësia e afrimit të elementët e rinj si eksponentë momental e pa një eksperiencë e historik lidhës me Partinë Demokratike Shqiptare, solli një dëm e pabesushmëri që mund të ishte kursyer për të djathtët. Entuziazmi për të bashkuar cilindo në luftë kundës së keqes së brendshme u kthye në një bumerang përcarës.

Emrat që kandidatët bashkiakë të së djathtës do të rendisin në listat e këshillave bashkiakë do të jetë prova e parë për të kaluar drejt një rrugëtimi me objektiv votën politike të 2025.

Në se qoftë dhe një mes tyre, që do t’i rrëshkasë pritshëmrisë e idealeve të së djathtës, dëmi për PD do të jetë i parekuperueshëm.

Idealet e së djathtë shqiptare janë; antikomunzimi, anti persekutorët e diktaturës, anti stablishmenti i nepotizmit të së majtës, koherenca e veprimeve, qëndrimeve e deklarimeve ndaj cdo anti që ka frymëzuar krjimin e kësaj force politike.

 Idelaet e së djathtës janë koherenca e mbështetjes së pronarëve legjitim, familjeve me prindër e fëmijë të vrarë në gulagët komuniste, të persekutuar e torturuar nga elemetë që dhe sot krijojnë elitën false të një klase sociale pa përgjegjësi e koshiencë për krimet që kanë kryer, qoftë të drejtpërdrejt,  qoftë in direkte, janë anti grabitësit e pronës publike anti shkelësit e hsitorisë, kulturës, artit shqiptar, janë profesionsitët underdog, që kanë ndërtuar jetën e karrierën mbi të vërtetat personale të aftësive të tyre e jo me ofertat e interesa të miqve shpirtërorë e fizikë.

E koherenca paguan me votë e me fitore.

Nëse Partia Demokratike e Shqipërisë nuk do të kuptoj këtë, haraci do të jetë i pakthyeshëm.

Rrethrrotullimi do të ketë një cikël mbytës rreth vetes e me hall të madh për Shqipërinë

zgjedhjet e 14 majit zgjedhjet vendore zgjedhjet alba kepi zgjedhjet partia demokratike

EMISIONET