BUKËSHKALËT/ Drejtorët e bashkisë duhet të japin dorëheqjen

BUKËSHKALËT/ Drejtorët e bashkisë duhet të japin

T’i dorëzojnë të gjitha rrogat që kanë marrë prej vitesh, ti dorëzojnë gjithë qokat që kanë bërë nën hyqmin e pushtetit, të kthejnë mbrapsht gjithë botoksin që ua kanë injektuar fytyrave të tyre e t’i thonë njerzillëkut "MË FAL!"...

Një tufë zyrtarësh lokalë të bashkisë Tiranë kanë harruar që përtej SPAK-ut dhe burgut ka edhe mirënjohje, njerzillëk dhe respekt.

E them këtë se kur pashë Donald Trumpin me pranga në duar kur u dënua në Amerikë, republikanët e tij i qëndruan aty në krah e nuk e braktisën.

Kur Berishës ia rrëmbyen lirinë (jo gruan se s’ke ç’e do) zyrtarët dhe deputetët demokratë 365 ditë poshtë ballkonit i ndenjën besnikë.

Kur Ilir Metën e degdisën burgjeve të paktën Tedi Blushi me çetën e tij nuk e braktisën kurrë, ndërsa ju kodoshët e bashkisë, ju që Erion Veliaj u mbushi xhepat e ua hekurosi rrudhat e fytyrës...e flakët përnjëherë.

Ju drejtorë kodoshë që zutë aq dashnore sa Tirana ka njësi administrative, ju që edhe sushin e hani ende me bukë, ju të pacipët keni kaq ditë e nuk keni thënë gjysëm fjale në mbrojtje të shefit tuaj dhe nuk po tregoni sikur çerek përkrahje.

Turp të gjithëve kudo ku jeni fshehur e mos harroni nëse Erion Veliaj shpallet fajtor edhe ju jeni fajtorë si bashkautorë në krim e nëse Erion Veliaj shpallet i pafajshëm ju përsëri jeni fajtorë. Fajtorë se jeni të korruptuar nga mosmirënjohja!

EMISIONET