Pas vizitës dy-ditore në Turqi, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë joformale në Greqi, ku do të takohet me homologun helen Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e jashtëm Nikos Dendias.

Në një postim të tijin në Twitter, Rama shkruan:

Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë“.

Ndërkohë gazeta prestigjoz greke “Kathimerini” i ka dedikuar një artikull kësaj vizite, raporton Ora News.

Sipas medias helene, në sfond të takimit do të jetë çështja e detit dhe dakordësia e palëve për ta çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Greqia, si vend anëtar i Bashkimit Europian, ka veton sa i përket çeljes së negociatave të Shqipërisë ndaj dhe “Kathimerini” nuk e humb rastin për të bërë presion teksa shkruan se, “kjo çështje lidhet edhe me aspiratat evropiane të Shqipërisë”, raporton Ora News.

Por ja çfarë shkruan “Kathimerini“:

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë sot një takim joformal me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, gjatë një vizite private në Athinë në sfondin e marrëveshjes mes dy vendeve për të dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës caktimin e zonave detare.

Çështja lidhet gjithashtu edhe me aspiratat evropiane të Shqipërisë.

Vizita e tij vjen një ditë pasi ai (Rama) u prit ngrohtësisht në Ankara nga Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan.

Para se të nisej për në Ankara, Rama zhvilloi një bisedë telefonike me Dendias më 5 janar ku u diskutua mbi çështjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Rama dhe Dendias u takuan gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë, ku u ra dakord për referimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të mosmarrëveshjeve për zonat detare në Hagë.

Sidoqoftë, të dy palët duhet të nënshkruajnë një marrëveshje zyrtare për këtë çështje, e cila nuk është bërë ende.

Lexo edhe:

Delegacioni vjen në Tiranë/ Rama niset i vetëm drejt Greqisë: Në Athinë për një drekë pune me Mitsotakis

/a.r,OraNews