A janë kushtëzuar ndryshimet në qeveri me ligjin për presidetin?

Në daljen për median ku u prezantua platforma “Deputeti që duam” kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka lidhje.

Edi Rama: Grupin e ministrave e kemi të mirë, por e mira nuk ka fund dhe secili, unë i pari, ka mundësi të bëjë më shumë dhe duhet të kërkojë nga vetja çdo ditë e më shumë. Në kërkim të përditshëm për të bërë më mirë punën ka një vlerë të madhe edhe dëgjimi i njerëzve në këtë punë që bëjmë ne.

Unë kam një sistem të konsoliduar dëgjimi që edhe si pasojë e eksperiencës kam arritur ta kem, shumë funksionale të kombinuar me dëgjimin aktiv të atyre që mund t’i dëgjoj drejtpërdrejt, të atyre që ndërveprojnë me mua në Facebook, Twitter, Instagram, në Whatsappin tim, në anketimet e përmuajshme që bëjmë te opinioni publik që na japin mundësi të kemi një pasqyrë të situatës.

Pyetje: Meqë PS është në proces rivlerësimi nga anëtarësia, në ndryshimet e fundit ka pasur disa pakënaqësi, nëse do fitoni mandat të tretë a do ta rishikoni këtë pikë që do të vendosni emra që nuk kanë kontribut në këtë parti?

Edi Rama: Nuk e di ku i keni parë pakënaqësitë. Që të ketë pakënaqësi brenda PS-së është më normale. Ju si e keni hallin? Kur ke një qeveri me njerëz prej kohësh janë të konsumuar të lodhur, partiakë. Kur vijnë njerëz që nuk janë nga profili i tyre me të njëjtin bacground atëherë kjo është qeveri teknike, duhet qeveri me luanë. Kjo është qesharake.

Rama bëri me faj gazetarët të cilët tha se batutat i bëjnë lajme dhe nuk i kushtojnë rëndësi temave të tjera

Edi Rama: Fol për ekonominë, punën, taksën, ctë duash, po të rrëshqiti goja, ti japësh ndonjë ngjyrë më shumë bisedës ajo ngjyrë del. Kjo është pjesë e juaja dhe jo e imja. Nuk është faji im që ju merreni me batutat dhe harroni të tjerat.

Rama tha se programi elektoral  “Shqipëria 2030” po punohet dhe kur të jetë gati do publikohet.