Ndërron jetë për shkak të Covid-19 profesori i Universitetit të Politeknikut Klement Qerimi.

Qerimi prej kohesh ndodhej i shtruar në spital dhe në ditët e fundit ka qenë i intubuar.

Lajmin e vdekjes e konfirmojnë kolegët e tij përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në një email të pak ditëve më parë që Qerimi u shkruante miqve të tij i informonte se kishte ditë që ishte me temperaturë 40 gradë celcius.

“Njoftim për situatën time  shtruar me  COVID-19 .

Të nderuar kolege, u benë 7 ditë që temperatura nuk zbret nga 40 gradë.

Jam shtruar te Spitali Infektiv ose Covid 1, menjëherë pas daljes së tamponit.

Kujdesuni për veten e familjaret tuaj!

Gjithë të mirat

Klementi

Lexo edhe: Politikani shërohet nga Covid-19: Falenderoj të gjithë ata që u kujdesën për mua dhe Lulzim Bashën