Murat Basha, anëtari i këshillit kombëtar i PD-së bën me dije se e ka kaluar Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook Basha shkruan se falënderon të gjithë ata që u përkujdesën për të.

Basha nuk ka harruar të falenderojë edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha për interesimin.

Murat Basha: E kam detyrim moral por edhe njerëzor, të falënderoj me përulësi dhe emocion, të gjithë personat që u kujdesën për mua, por edhe për të sëmurët e tjerë. Pavarësisht kushteve…. Faleminderit prof, Najada Çomos, profesionistes, humanes, të palodhurës, gojëmblës e cila personalisht takonte dy herë në ditë çdo pacient. Të mirënjohurit prof, Tritan Kalos, dr Nevilës, etj.. kryeinfermieres Rita dhe gjithë stafit të infermierëve dhe sanitarëve, që punonin fort, në kushte tejet të vështira, që ndërroheshin me njëri tjetrin, derisa dehidratoheshin dhe gati humbisnin ndjenjat nga vapa…. Për Juna Krastën, të palodhururën, të gatshmen për gjithçka,e mrekullueshme dhe gojëmbël. Falenderoj Lulzim Bashën për interesimin dhe përkujdesjen. Prof, Tritan Shehun që u kujdes çdo ditë për mua. Në fund familjen që i shkaktova aq probleme. Faleminderit ZOTIT.