Murrizi: Vazhdoni me bodrumin e pallatit të kongreseve, nga opozita parlamentare nuk merrni kokërr vote
Pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, deputeti Myslym Murrizi vijon t'i qëndrojë listave të hapura dhe ndryshimeve kushtetuese.
Në një prononcim për mediat ai u shpreh se nëse vijon sërish diskutimi në Këshillin politik, opozita parlamentare nuk do të japë asnjë votë për atë që Murrizi e quan pazar politik.
Murrizi: Opozita parlamentare ishte aty në një tryezë me të gjithë faktorët politikë për ti qëndruar ndryshimeve kushtetuese, hapjen e listave dhe pasi të hapim listat, do të rishikojmë Kodin Zgjedhor që të mos ketë militantë dhe hajdutë që tjetërsojnë votën e shqiptarëve. Kjo është kërkesa jonë, këto bashkë le të rrijnë. Ishalla Pallati i Kongreseve ka krevat e të flejnë në darkë. Mbledhja ka mbaruar por u futën prapë se është dashuri e vjetër. Unë jam aty si përfaqësues i 28 deputetëve. Opozita ka dhe 12 deputetë të tjerë pavarur. Erdha të jem dëshmitar i kopillëqeve të këtyre. Ju them vazhdoni me bodrumin e pallatit të kongreseve, nuk merrni kokërr vote nga opozita për pazarin tuaj për ta mbajtur të fshehur deputetin popullit.
