Berisha vizitë në Berlin, takime në CDU dhe Bundestag

Berisha vizitë në Berlin, takime në CDU dhe Bundestag

ivitetin jubilar të Qarkut Parlamentar të Ndërmarrjeve të Mesme (PKM) të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Në kuadër të kësaj vizite, Berisha zhvilloi edhe një sërë takimesh me personalitete të rëndësishme të politikës gjermane.

Kreu i PD-së bëri të ditur se gjatë bisedimeve me deputetë dhe zyrtarë të lartë të CDU-së ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Ai informoi bashkëbiseduesit me atë që e cilësoi si krizën e thellë që po kalon vendi nën qeverisjen e Edi Ramës.

Sipas tij, në qendër të diskutimeve kanë qenë edhe protestat e të rinjve shqiptarë dhe, siç u shpreh ai, qëndrimi cinik i “narkoqeverisë” ndaj kërkesave të tyre.

Në këtë vizitë, Berisha shoqërohej nga nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti. Ai zhvilloi takime të veçanta në Bundestag me: Tilman Kuban, zëdhënës për Politikën Europiane të grupit parlamentar të CDU/CSU; Christian Kremer, kryetar i zyres për marrëdhënie ndërkombëtare të CDU-së; Peter Beyer, raportues i grupit të CDU/CSU për marrëdhëniet transatlantike dhe vendet e Ballkanit Perëndimor; Olav Gutting, personalitet i rëndësishëm i grupit parlamentar CDU/CSU për Financat dhe Buxhetin.

Po ashtu Berisha takoi edhe Elmar Brok, personalitet i shquar i CDU-së, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut për dy dekada në Parlamentin Europian; Peter Tiede i të përditshmes gjermane Bild.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Berisha takoi edhe ish-deputetin dhe ish-zëvendësministrin e Kosovës Gani Dreshaj dhe përfaqësues të tjerë të diasporës.

EMISIONET