Pas videos që bëri 3 miliardë shikime, Kristin Cabot flet hapur: Nuk do të shkoj më në një koncert të Coldplay!

Një vit pasi u bë personazhi më i komentuar në internet pas momentit viral në koncertin e Coldplay, Kristin Cabot është rikthyer sërish në një koncert, duke treguar se po përpiqet të lërë pas episodin që ndryshoi jetën e saj.
Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë Astronomer u bë virale në korrik të vitit 2025, kur kamera e famshme kiss cam e kapi duke u përqafuar me CEO-n e kompanisë, Andy Byron. Të dy mbuluan fytyrën me nxitim, por videoja bëri xhiron e botës, duke grumbulluar mbi 3 miliardë shikime dhe duke nxjerrë në pah lidhjen e tyre jashtëmartesore.
Tani, Cabot ka treguar se koncerti i parë ku vendosi të shkonte pas gjithë asaj historie ishte ai i këngëtarit Jack Johnson.
"Nuk kishte Jumbotron. Vetëm ekranin ku shfaqej ai," tha ajo me humor, sipas Boston Globe.
Megjithatë, duket se fama e padëshiruar e ndjek ende. Ajo tregoi se një person në koncert e njohu menjëherë dhe i tha:
"Uau, qenke kthyer sërish në koncert!"
"I thashë: Qepe!", rrëfeu ajo duke qeshur.
Cabot foli për këtë eksperiencë gjatë një diskutimi publik në Boston, ku pranoi se muajt pas videos virale kanë qenë të vështirë.
"Jam ende një lëmsh, por jam më mirë," u shpreh ajo.

Pas skandalit, ajo ka nisur të flasë në konferenca publike, duke e kthyer përvojën e saj në temë diskutimi. Në prill, ajo mbajti një fjalim në konferencën PR Week Crisis Comms Conference në Uashington, me titull "Kristin Cabot: Taking Back the Narrative", ku u prezantua si një aktiviste kundër bullizmit dhe turpërimit publik.
Në përshkrimin e aktivitetit thuhej se Cabot ishte traumatizuar nga vala e reagimeve në internet dhe se për një periudhë nuk preferonte të dilte nga shtëpia.
Megjithatë, ka një gjë që nuk planifikon ta bëjë më. Në një intervistë për TMZ në prill, Cabot tha se nuk do të shkojë më në një koncert të Coldplay.
Kur u pyet nëse do ta kishte vlerësuar një mesazh apo telefonatë nga Chris Martin pas incidentit, ajo u përgjigj: "Do të kishte qenë bukur."
Sa për koncertet e ardhshme të Coldplay?
"Jo, faleminderit. Jam mirë kështu," përfundoi ajo, duke "e vulosur" se nuk do shkont më kurrë në një koncert të tillë.
