Mungon infrastruktura në Klos të Elbasanit, fermerët: Produktet stok, Kryekomunari: Po investojmë

Mungon infrastruktura në Klos të Elbasanit, fermerët: Produktet

Elbasan - Mungesa e investimëve në infrastrukturë, janë ato që të tërheqin më së shumti vëmendjen, në vazhdën e një sërë mangësive që vërehet në rrethinat e Elbasanit. Kjo gjë ka sjellë  moszhvillimin e këtyre zonave, pasi infrastruktura është nxitësja e zhvillimit të bujqësisë.

Shumë prej fermerëve u kanë mbetur mallrat stok për shkak të mungesës së rrugës, që vështirëson transportin e produkteve. Kryetari i komunës Klos, Behar Hoxha, shprehet se me fondet e pakta janë përpjekur të bëhen investime modeste, por që nuk kanë rezultuar efikase.

Klosi është një nga komunat që përfshin 8 fshatra me një popullsi prej rreth 5 mijë banorë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

EMISIONET