Pak minuta më parë Presidenti aktual i SHBA dha deklaratën e tij të parë pas votimeve. Ai falenderoi të gjithë mbështetësit e tij për përkrahjen që i kanë dhënë gjithashtu një falenderim special bëri edhe për bashkëshorten e tij, Meliania Trump dhe stafin e tij elektoral.

Trump theksoi se republikanët  janë duke fituar bindshëm dhe se po përgatiten për një festë të madhe.

Donald Trump u shpreh optimist se republikanët i kanë fituar tashmë zgjedhjet por edhe paralajmëroi se do të kërkojë nga Gjykata Supreme që të ndalojë procesin e numërimit të votave me postë.

“Ata nuk mund të fitojnë, dhe unë e kam thënë që në ditën e parë që të shkojmë në Gjykatë, që të vendos se kush ka fituar dhe kush jo. Gjykata Supreme duhet të ndërhyjë që të ndalen këto votime jashtë afatit. Ne sinqerisht i kemi fituar këto zgjedhje”– thotë ai.