Memaliaj nuk ka mjekë specialist, pacientët i drejtohen Tiranës
Memaliaj - Banorët e qytetit të Memaliajt përballen sot jo vetëm me mungesën e mjekëve specialistë dhe mungesën e kushteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë, por edhe me pamundësinë e tërheqjes, qoftë edhe të një medikamenti të thjeshtë. Mosfunksionimi i së vetmes farmaci në këtë qytet për disa ditë, për shkak se pronarja e saj ka shkuar me pushime, i detyron banorët që të shkojnë drejt Tepelenës për të marrë ilaçet që u nevojiten.
Mjekja e familjes në Qendrën shëndetësore, Esmeralda Shehu, pohon se pavarësisht problemeve të shumta në këtë qytet, personeli i kësaj qendre mundohet që t'u japë pacientëve ndihmën e parë, por situata vështirësohet nëse ai është në gjendje të rëndë për shkak të pamundësisë së transportit.
Prej kohësh banorët e Memaliaj detyrohen që në raste të sëmundjeve të rënda dhe kërkesës për trajtim të specializuar t'i drejtohen spitalit rajonal të Gjirokastrës apo dhe atij të kryeqytetit.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter
