"Më tha Zoti fiton Trump", predikuesi amerikan parashikon edhe fundin e botës

"Më tha Zoti fiton Trump",  predikuesi amerikan parashikon edhe

Në një intervistë për emisionin e "Klubit 700", predikuesi Pat Robinson ka thënë se Zoti i ka folur atij personalisht dhe i kishte thënë se presidenti Donald Trump do të jetë fituesi i zgjedhjeve, por kjo fitore gjithashtu do të jetë edhe fillimi i fundit të botës.

“Së pari, unë dua të them pa diskutim, Trump do të fitojë zgjedhjet”- tha ai.

Por pas fitores së republikanëve, predikuesi 90-vjeçar tha, do të vijë një periudhë trazirash serioze civile,

Do të ketë të paktën dy atentate ndaj presidentit, pasuar nga një luftë kundër Izraelit që do të “shkatërrohet nga Zoti”.

Sapo të përfundojë lufta në Lindjen e Mesme, parashikoi Robertson, bota do të shohë “të paktën pesë vjet ose më shumë paqe të jashtëzakonshme”.

Në fund të asaj periudhe pesë-vjeçare një asteroid do të godasë Tokën dhe “ndoshta” do të sjellë “fundin”.

“Është shkatërrim i papritur. Nuk do të jetë ndonjë luftë bërthamore. Ne nuk do të lejohemi të hedhim në erë këtë tokë”.

Robertson parashikoi gjithashtu një sulm bërthamor në SHBA në vitin 2007, dhe një luftë masive përgjatë Lindjes së Mesme në vitin 2008.

Bota Lajme SHBA SHBA trump zgjedhjet ne shba biden

EMISIONET