Me ëndrrën e një fëmije, Zoica Beqaj, 78 vjeç nuk mundi ta provojë fatin e të qenit nënë
Zoica Beqaj, sot 78 vjeç nuk mundi të shijonte fatin e të qenit nënë, por sot ajo e ndjen më shumë se kurrë mungesën e një fëmije. Prej 10 vitesh bashkëshorti i ka ndërruar jetë dhe ditën ajo e kalon me macen e saj dhe në një shtëpi të moshuarish.
Kjo është Zoica Beqaj 78 vjeç e cila prej 10 vitesh jeton e vetme.
Fati deshi që bashkëshorti i saj të ndërrojë jetë duke ia shkatërruar lumturinë e duke e lënë atë të vetme.
“Pasi vdiq burri u gjenda shumë keq. Nuk ka gjë më të keqe se sa të jesh e vetme. Nuk kam të afërm ose një motër.”
Zoica nuk ka fëmijë, nuk provoi kurrë të kishte e sot ajo e ndjen mungesën e një fëmije por tashmë është shumë vonë.
“Nuk bëra vetë fëmijë.”
Me ndarjen nga jeta të bashkëshortit tashmë shoqëri i bën macja e saj por sic thotë 78-vjeçarja mungesën e fëmijës dhe bashkëshortit nuk e zëvendëson askush.
“Vetëm në mes të katër mureve. Në vend të fëmijës marrë një mace.”
Sot ajo jeton me një pension ku me ato para duhet të ushqehet, të paguajë detyrimet dhe të blejë ilaçet.
Prej vitesh ka vendosur që paradite të shkojë në një shtëpi të moshuarish për të mbushur ditën por sic thotë dhe zoica në pjesën më të madhe e kalon e vetme.
