Zhaklin Lekatari: Ky vit ka qenë Holokausti i grave, jemi popull që po normalizojmë dhunën

Zhaklin Lekatari: Ky vit ka qenë Holokausti i grave, jemi popull që po

Ajo është në ballë të çdo proteste kur bëhet fjalë për të luftuar kundër dhunës ndaj grave dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Aktivistja Zhaklin Lekatari e ftuar në  emisionin "Why Not" tha këtë vit kemi një Holokaust të grave.

"Nuk e toleroj fare. Dhuna ndaj grave është e vazhdueshme. E quaj Holokausti i grave. Sivjet kemi 6-7 gra të vrara. Kujtojmë se tre gra u vranë brenda ditës. Jemi një popull që mesa duket po normalizojmë dhunën , fenomenet e këqia, po i legjitimojmë ato. Kemi humbur besimin te shoqëria, institucionet, ligji. Jemi në një periudhë shumë kritike dhe serioze për zhvillimin shoqëror. Nëse ne angazhohemi, revoltohemi dhe protestojmë për disa çështje të tjera që nuk kanë të bëjnë fare me të drejtat e njeriut, për mua është e tmerrshme."

EMISIONET