"Vjen nga një botë tjetër, se di si i duket Kabuli jonë", Florjan Binaj flet për raportin e veçantë me Sindi Marina

"Vjen nga një botë tjetër, se di si i duket Kabuli

Aktori shumë i dashur për publikun Florjan Binaj ishte i ftuar në "Why Not" këtë të shtunë.  

Prej 2022 ai ka shfaqut aftësitë e tij edhe si prezantues në emisionin investigativ "Piranjat".

Fillimisht në bashkëprezantim me këngëtaren Arilena Ara dhe këtë sezon me moderatoren dhe modelen simpatike Sindi Marina.

Flori për raportin që ka me këtë të fundit.

"E futëm në ujë një muaj por nuk hyri. Me bindje të plotë e them se jemi dy prezantuesit më të gjatë për momentin në televizionet shqiptare. Me Sindin shkojmë jashtëzakonisht shumë mirë, është një vajzë jashtëzakonisht e çiltër dhe e gatshme për të mësuar shumë gjëra. Vjen nga një tjetër botë, Kalifornia, e lindur dhe e rritur atje, dhe nuk e di sesi i duket ky Kabuli jonë këtu".

why not florjan binaj

EMISIONET