"Goni u mek, u mek dhe publiku", Florjan Bino tregon momentin e sikletshëm në skenë

"Goni u mek, u mek dhe publiku", Florjan Bino tregon momentin e

18 vite aktor humori në Portokalli. Aktori shumë i dashur për publikun Florjan Binaj i ftuar në "Why Not" ndau një prej momenteve të sikletshme në skenë, ku siç tha ai ju fshi skenari nga truri.

"Ka qenë një periudhë që kaluam nga një sallë e vogël me 100 veta në një sallë që zinte 400 persona.  Ishte goxha shtypëse emocionalisht, kisha frikë të dilja në skenë. Ndodhi një rast që isha bashkë me Agron Llakaj në skenë dhe mu fshi komplet skenari, më iku fare. Kisha vetëm një dhomë boshe aty.

Goni e kapi që më iku teksti, u mek Goni, u mek dhe publiku, u meka dhe unë pastaj. I futi Goni një pyetje kot, i futa dhe unë një përgjigje kot, qeshi publiku. Ja futi ai një pyetje kot dhe unë një përgjigje tjetër kot, qeshi prapë publiku. Ndërtuam një skenar tjetër aty. Të nesërmen thamë se nuk do bëjmë fare atë skenarin që harrova por këtë tjetrin se doli më mirë. Trysnia e madhe e bën gurin diamant."

why not florjan binaj

EMISIONET