VIDEO/ Beyonce ngjitet për herë të parë në skenë me dy vajzat

VIDEO/ Beyonce ngjitet për herë të parë në skenë

Fansat e Beyonce u përballën me një moment mjaft të veçantë në turneun e saj “Cowboy Carter and the Rodeo Chitlin’ Circuit Tour” në Los Angeles.

Këngëtarja e famshme nxorri në skenë për herë të parë vajzën e saj 7 vjeccare, Rumin, ndërsa peformoi këngën “Protector” pjesë e të cilës është dhe fëmija i saj.

Pjesë e performancës ishte edhe vajza e madhe Blue Ivy.

“Mami, a mund të dëgjoj një ninullë, të lutem?” Në këtë baladë për dashurinë amërore, Beyoncé flet për fëmijët e saj dhe sa krenare është për ta.

“Edhe pse e di që një ditë do të shkëlqesh vetëm, unë do të jem mbrojtësja jote”, këndoi Beyoncé, ndërsa Rumi qëndronte pranë saj.

Në të njëjtën kohë, vajza më e madhe e yllit, Blue Ivy, mori pjesë në vallëzimin që shoqëroi performancën e nënës së saj.

EMISIONET