Veprimet e përditshme që mund të nxisin ndjesinë e ankthit

Në ditët e sotme çrregullimet e ankthit janë bërë mjaft të zakonshme.
Edhe nëse nuk keni një çrregullim ankthi, padyshim që keni shqetësime për rrethana të caktuara si për shembull një prezantim i rëndësishëm në punë etj.
Por nëse jeni duke përjetuar ndjenja nervozizmi ose shqetësimi pa ndonjë arsye të dukshme, një nga këta shkaktarë mund të jenë fajtori.
Disa nga veprimet e zakonshme mund të shkaktojnë ankth.
Sipas një studimi ku AgroWeb.org mbështetet, tejkalimi i konsumit të kafesë ka treguar se shkakton simptoma që vështirë të dallohen nga një çrregullim ankthi.
Megjithatë në këtë rast ai nuk konsiderohet të jetë çrregullim i mirëfilltë ankthi.
Alkooli i tepërt është një nga shkaktarët kryesorë të ankthit, pasi mund të ndikojë në tru dhe t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj këtyre çrregullimeve.
Përdorimi i tepruar i alkoolit me kalimin e kohës mund të dëmtojë trurin, duke shkaktuar probleme me humorin dhe aftësinë njohëse.
Ndërsa në afat të shkurtër, përdorimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë rikthim të ankthit.
Jeni duke marrë ilaçe të caktuara
Nëse jeni të sëmurë dhe pyesni veten: “Pse ndihem i shqetësuar?” mos kërkoni më larg se ilaçet pa recetë në komodinën tuaj.
Sipas disa hulumtimeve ku AgroWeb.org bazohet edhe një dehidrimi i lehtë mund të shkaktojë shqetësime në humor.
Prandaj është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.
Sheqeri në gjak është i ulët
Njerëzit që janë nën stres dhe kanë ankth shpesh shprehen se oreksi i tyre ndërpritet.
Anashkalimi i vakteve çon në një rënie të sheqerit në gjak, gjë që shton më tepër ndjenjën e ankthit duke krijuar një rreth vicioz.
Regjimi juaj ushqimor është i pabalancuar
Studimet kanë treguar se regjimet ushqimore me mungesë të mishit të viçit, derrit, pulës, zarzavateve, frutave, arrorëve dhe vezëve mund të çojnë në depresion.
Dhe njerëzit që papritmas nuk i konsumojnë më këto ushqime mund të ndihen të shqetësuar dhe të irrituar.
Nuk ndaheni prej rrjeteve sociale
Facebook dhe Instagram mund të jenë argëtues, por qëndrimi për një kohë të gjatë në rrjetet sociale mund të bëhet një burim i ankthit.
Nga studimet e kryera rezulton se shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale e krahasojnë vetën me të tjerët dhe kjo krijon pakënaqësi dhe mund të çojë edhe në depresion.
Po kaloni shumë kohë të mbyllur në shtëpi
Të kaloni pak kohë në natyrë mund të rrisë energjinë tuaj fizike dhe mendore, ndërsa kalimi i kohës brenda ka efektin e kundërt.
Plus, rrezet e diellit ju japin vitaminë D, e cila në bazë të studimeve ju mbron nga depresioni.
Stresi dhe ankthi mund të shkaktojnë probleme me gjumin, por mungesa e gjumit mund të shkaktojë gjithashtu ankth.
Nëse pagjumësia bëhet kronike, kjo mund të rrisë rrezikun e një personi për të zhvilluar depresion ose çrregullime ankthi.

