Tan Brahimi dhe Eduart Grishaj tallen me Luiz Ejllin? Aktori rrëfen marrëdhënien e tyre

Tan Brahimi dhe Eduart Grishaj tallen me Luiz Ejllin? Aktori rrëfen

Disa ditë më parë u përhapën fjalë se Tan Brahimi dhe miku i tij i ngushtë Eduart Grishaj ishin tallur me Luiz Ejllin dhe Benet Becin.

Tani postoi një foto në rrjetet sociale së bashku me Eduartin duke i thënë se ai ishte Benet Beci i tij.

Por çfarë po ndodh mes Tanit dhe Luizit? A u prish miqësia e tyre?

I ftuar së fundmi përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone', Tan Brahimi rrëfeu:

“Nuk ka qenë tallje, ka qenë humor. Sepse Luizi tha se Beneti e ka ndihmuar në ditët e tij më të vështira, dhe Eduarti ka bërë të njëjtën gjë me mua. Më është gjendur pranë kur kam patur më tepër nevojë.'

Në vijim të intervistës, Tani rrëfeu plot batuta momentin më të vështirë me Arbana Osmanin, dhe momentet më të sikletshme gjatë takimit të parë me vjehrrin e tij."

Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni në videon e mëposhtme:

EMISIONET