Stresi rikthehet në BBVK, çfarë pritet të ndodhë sonte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 20:32

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë dy zhvillime kryesore në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Së pari, do të shpallet finalisti i parë i këtij edicioni, ku sipas produksionit shpallja do të bëhet përmes një procedure të veçantë që do të zbulohet këtë Prime.
Së dyti, rikthehet në shtëpi fituesi i edicionit të parë, Stresi, i cili do të takojë banorët aktualë dhe do të jetë pjesë e mbrëmjes.
Emrat e banorëve më të lakuar për të fituar cmimin e madh janë Labi, Benita, Dolce, Ludo dhe Klodi.

