Rrëfeu se humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçare, aktorja Rebel Wilson zbulon emrin
Aktorja e njohur australiane Rebel Wilson disa ditë më parë bëri një rrëfim personal duke thënë se humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçare.
Së fundmi është publikuar një fragment nga libri i saj i titulluar “Rebel Rising” dhe në të aktorja i është referuar takimit të parë seksual.
Ajo shpresonte se duke ndarë historinë e saj, mund të dërgojë një mesazh pozitiv për vajzat që të mos nxitohen në përvoja të tilla.
Në një fragment të sapo publikuar nga libri i saj, Rebel Wilson zbulon e partnerin, i cili është aktori Mickey Gooch Jr.
Më pas ajo shpjegon se arsyeja pse priti deri në moshën 35-vjeçare për marrëdhënien e saj të parë seksuale ishte pesha e saj.
‘Si një vajzë ‘e madhe’, mendoja se askush nuk do të më gjente kurrë tërheqëse seksualisht,” tha Rebel Wilson.
Ylli i “Pitch Perfect” shpjegoi gjithashtu se diagnoza e kancerit të gjirit të nënës së saj e motivoi atë të jetonte këtë moment.
“Jeta është e shkurtër. Nuk doja ta jetoja jetën time pa bërë seks, duke mos përjetuar dashurinë ”, tha aktorja e njohur.