Richard Gere krenar për djalin e tij: Homer po ndërton emrin në Hollywood!

Richard Gere nuk mund ta fshehë krenarinë për suksesin e djalit të tij, Homer Gere, i cili po ndërton me shpejtësi emrin e tij në industrinë e filmit.
Aktori legjendar 76-vjeçar foli për PEOPLE rreth karrierës në ngjitje të të birit, duke theksuar se talenti i tij është diçka që bie menjëherë në sy.
Jam krenar për të në shumë nivele. Së pari, është vërtet i talentuar. Duket sikur e kupton natyrshëm këtë profesion. Së dyti, po e menaxhon shumë mirë gjithë këtë botë, e cila nuk është aspak e lehtë- u shpreh Richard Gere
Homer, djali që Gere ka me ish-bashkëshorten e tij Carey Lowell, së fundmi tërhoqi vëmendje me paraqitjen në serialin hit “Euphoria”, ku interpretoi personazhin Dylan Reid dhe u shfaq në skena përkrah Sydney Sweeney.
Por ky duket të jetë vetëm fillimi. Projekti i tij i radhës është seriali “The Shards”, ku do të luajë përkrah Kaia Gerber. Produksioni mban firmën e Ryan Murphy dhe bazohet në romanin e Bret Easton Ellis.
Gere zbuloi gjithashtu se djali i tij ka përfunduar së fundmi xhirimet e një filmi me regjisorin e njohur Oliver Stone.
Tani mund të dal në pension. Po ia kaloj stafetën- tha ai me humor.
Megjithatë, aktori i famshëm nuk mendon se Homer duhet ta shohë aktrimin si të vetmen rrugë në jetë. Sipas tij, i biri duhet të ndjekë atë që e bën të lumtur, pavarësisht profesionit.
Është i zoti në këtë punë dhe po e shijon, por mund të bëhet edhe alpinist nëse dëshiron- tha Gere.
Ylli i filmave ikonë si “American Gigolo” dhe “An Officer” and “a Gentleman” tregoi se edhe vetë nuk e kishte parë kurrë Hollywood-in si të vetmen mundësi.
Ai kujtoi se ka qenë muzikant dhe ka punuar në fusha të ndryshme, por aktrimi ishte profesioni që bashkoi pasionet e tij për psikologjinë, filozofinë, muzikën dhe artin.
Ndërkohë, Richard Gere do të rikthehet më 21 qershor në sezonin e dytë të serialit “The Agency”, ku luan përkrah Michael Fassbender.
Sipas tij, puna si aktor ka shumë ngjashmëri me jetën e një agjenti sekret.
Ne të gjithë mbajmë identitete të ndryshme. Fëmijët të shohin ndryshe, partneri të njeh ndryshe, kolegët po ashtu. Secili sheh një version tjetër tëndenpërfundoi aktori.


