Priscilla Presley tregon pse nuk u martua kurrë pas ndarjes nga Elvis Presley
Priscilla Presley, nuk gjeti kurrë një dashuri më të madhe se ish-bashkëshorti i saj, Elvis Presley.
Aktorja, e cila ishte e martuar me këngëtarin e ndjerë nga viti 1967 deri në vitin 1973, tregoi së fundmi arsyen pse nuk u martua më, pas divorcit gjatë një eventi në kazinonë "South Point" në Las Vegas.
"Unë thjesht nuk mendoj se ai mund ta përballonte atë", tha Priscilla për mundësinë e rimartesës ndërsa Elvis ishte gjallë.
Ndërkohë për marrëdhëniet pas vdekjes së Elvisit, Priscilla tha se me të vërtetë nuk kishte dëshirë të martohej me dikë tjetër.
"Të jem e sinqertë, nuk kam dashur kurrë të martohem pas tij. Nuk kam pasur kurrë dëshirë. Askush nuk mund të krahasohej me të", tha ajo.
Priscilla, e cila ka edhe një vajzë, Lisa Marie Presley, me ikonën e muzikës, zbuloi gjithashtu pse nuk kishin më shumë fëmijë së bashku.
"Elvis ishte i shqetësuar se nuk po kalonte mjaftueshëm kohë me vajzën e tyre. Me orarin e tij dhe turneun e tij, ai thjesht ndjeu se nuk ishte mjaftueshëm pranë për t'i kushtuar shumë vëmendje të pasurit një fëmijë tjetër", tha ajo.