Tani është koha/ Ja si të mbillni bajame në oborrin e shtëpisë

Tani është koha/ Ja si të mbillni bajame në oborrin e

Këto lloj bajamesh kanë lëvozhgë të hollë dhe kanë një përmasë mesatare. Pema në fjalë mund të mbillet shumë lehtë në oborret tuaja.

Bajamet e ëmbla janë bërthama e një fruti të ngjashëm me pjeshkën që thahet në fund të verës dhe nxjerr këtë kokërr të shijshme dhe plot vlera.

Kjo bajame vjen nga bima me emrin botanik "Prunus dulcis Nonpareil", e cila çel lule të mëdha.

Përzgjidhni fidanët e varieteteve të preferuara të bajames dhe bëjeni këtë nga Nëntori deri në Shkurt.

Duhet të përzgjidhni gjithnjë dy lloj fidanësh me rrënjë, sepse bajamet kanë nevojë për pllenim të ndërsjellë për prodhimin e frutave.

Hiqni rrënjët e dëmtuara ose të thyera dhe futini fidanët në një kovë me ujë për gjatë gjithë natës.

Në oborr, hapni gropa të thella dhe të gjëra për të futur rrënjët e secilit fidan, duke i mundësuar lulëzimin e pandërprerë. Gropat e mbjelljes duhet të jenë deri në 700 centimetra larg njëra tjetrës.

Pasi t'i keni futur fidanët në tokë, mbulojini mirë me dhe e pleh.

Ngjesheni dheun mbi rrënjë me duar që të eliminoni hapësirat e ajrit.

Ujiteni secilin prej fidanëve me nga 3 deri në 11 litra me ujë.

Lyejini fidanët me lëngun e përftuar nga sasi të barabarta të ujit dhe bojës së bardhë lateks, për t’i mbrojtur ata nga dielli dhe brumbujt.

Mirëmbajtja

Fidanët e rritur duhen ujitur bollshëm dhe shpesh gjatë muajve të ngrohtë.

EMISIONET