“Po harrojmë njëri-tjetrin” Dafina Zeqiri për Why?Not: Shpresoj të mos zhduket humanizmi për shkak të interesave

Këngëtarja e njohur, një nga divat e muzikës shqiptare Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e Why Not, me moderatoren Roza Latit.

Zeqiri, teksa ka folur për karrierën e saj, është ndalur dhe te ndikimi që kanë rrjetet sociale tek njerëzit.

Këngëtarja tha se ka menduar se rrjetet sociale, do të kenë më shumë efekte pozitive sesa negative, ndërsa shpreson që për shkak të internetit të mos zhduket në humanizmi tek njerëzit.

“Më vjen shumë keq që u ndërtua bota në atë mënyrë. Kam menduar se rrjetet sociale, ka me pas një benefit më pozitive se sa negative. Por kur ndërtohet  diçka shumë e mirë, vijnë dhe gjërat e këqija. Kur mendoj për të ardhmen e fëmijës tim, të shtyn me të menduar më shumë, se sa më e vështirë ka me qenë gjenerata. Shpresoj që mos të zhduket humnazimi në këtë tokë, për shkak të interesave të shumta që janë pak gabimisht. Po e harrojmë njëri-tjetrin."- tha Zeqiri. 

EMISIONET