"Olta Gixhari ka 2 muaj nuk takon djalin e saj për 100 mijë euro", Agim Doçi plas "bombën"

Mjeshtri i Madh, Agim Doçi, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku përballë moderatores Ester Bylyku, rrëfeu të vërtetën për mosmarrëveshjen disavjeçare të Luiz Ejllit dhe Adi Krastës.
Por nuk la pa përmendur as fenomenin e Big Brother VIP.
Ester Bylyku: Pjesë e atij formati janë bërë edhe nëna që ndoshta nuk kanë parë fëmijën për 2 muaj dhe i ka marr shumë malli. Sipas mendimit tuaj, a ia vlen kjo sakrificë?
Agim Doçi: Duhet të heqim 100 mijë euro.
Ester Bylyku: Olta ka deklaruar që këtë nuk po e bën për lekët.
Agim Doçi: Duhet të heqim njëherë 100 mijë euroshin. Sepse shqiptarët nga mungesa financiare, e mundësive për të ecur përpara e dashurojnë Big Brother-in.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

