Një Zarf i Zi, “krisje” mes çifteve dhe hyrje të reja? Ja çfarë pritet të ndodh sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2024, 20:35
Çiftet e shtëpisë kanë qenë protagonistë, me Sarën dhe Bardhin që duket se i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, ndërsa Romeo dhe Heidi kanë pasur debatet e para.
Por jo vetëm dashuritë, pasi edhe miqësitë po vihen në provë, teksa Juli dhe Gazi kanë pasur debate të forta. Një Zarf i Zi ka dënuar Ilnisën pasditen e djeshme, por sot, një tjetër ndodhet në shtëpi. Çfarë ka në brendësi këtë herë?
Gjithashtu është përfolur se do të ketë një hyrje të re sot, e cila është mbesa e Elton Ilirjanit.