"Një moment nuk guxoja të çoja libra në librari" Ernest Marku tregon bisedat me librashitësit

Në profesion është inxhinier mekanik por pasioni dhe dedikimi ndaj letërsisë i merr një kohë të qenësishme. Bëhet fjalë për Ernest Marku.
Ernest Marku në një intervitë në "Jeto me Orën" tregoi rreth pasionit të tij për letërsinë.
Ernest Marku: Nëse mua jeta më ka çuar në rrugë të tjera unë mendjen e kam mbajtur te letërsia. Atë që më ka mësuar koha ta bëj dhe jam investar më ndihmon të ndërtoj jetën pastaj letërsia është pjesa që mbetet. Diku pas 15 vitesh shkrim botova librin e parë.
Ai tregoi dhe vështirësitë me të cilat është përballur.
Ernest Marku: Biseda me librashitësit të gjithë të bëjnë të ndihesh keq. Të pyesin nëse është poezi apo prozë dhe nëse është poezi të thonë që do të ishte më keq. Përballesh me një lloj mentaliteti dhe librashitësi nuk është se ka faj se e sheh librin si mall. Në këto kushte e ndjeja veten keq. Erdhi një moment ku nuk merrja dot guximin të çoja libra në një librari të re të përballesha me atë lloj pritje.
Për të mësuar më tepër rreth librave që ai ka botuar ndiqni emisionin e plotë:
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

