Mërkuri retrograd rikthehet me surpriza, ja dy shenjat që do ta ndiejnë më fort ndikimin e tij!

Fundi i muajit qershor pritet të sjellë një periudhë sfiduese për disa shenja të zodiakut, teksa Mërkuri hyn në lëvizje retrograde më 29 qershor, një fazë që do të zgjasë deri më 23 korrik. Sipas astrologëve, kjo periudhë konsiderohet ndër më të paparashikueshmet e vitit dhe mund të ndikojë në komunikim, marrëdhënie dhe çështje praktike të përditshme.
Dy shenjat që pritet ta ndiejnë më fort këtë ndikim janë Demi dhe Gaforrja.
Për Demin, fundi i qershorit do të jetë një kohë që kërkon durim, fleksibilitet dhe diplomaci. Astrologët paralajmërojnë se marrëdhëniet me partnerët, familjarët dhe kolegët mund të kalojnë momente tensioni për shkak të keqkuptimeve apo pikëpamjeve të ndryshme. Edhe pse Demi njihet për qëndrueshmërinë e tij, gjatë kësaj periudhe do të duhet të tregojë më shumë gatishmëri për kompromis dhe bashkëpunim.
Ndërkohë, Gaforrja mund të përballet me pengesa në çështjet administrative dhe organizative. Astrologët këshillojnë kujdes të shtuar gjatë nënshkrimit të dokumenteve, planifikimit të udhëtimeve apo realizimit të marrëveshjeve të rëndësishme. Vonesa në komunikim, probleme teknike apo gabime në dokumentacion mund të jenë më të shpeshta se zakonisht.
Për këtë arsye, rekomandohet që të ruhen kopje rezervë të të dhënave të rëndësishme dhe të kontrollohen me kujdes email-et dhe dokumentet para se të dërgohen.
Sipas interpretimeve astrologjike, periudha e Mërkurit retrograd është e përshtatshme për të reflektuar, rishikuar planet ekzistuese dhe për të përfunduar çështje të lëna pezull. Astrologët këshillojnë të shmangen vendimet e nxituara dhe t’i kushtohet më shumë vëmendje komunikimit dhe detajeve.
Pavarësisht shenjës së zodiakut, durimi dhe kujdesi pritet të jenë aleatët më të mirë gjatë javëve që vijnë.

