Ja katër frutat që ekspertët rekomandojnë për të ulur rrezikun e kancerit!

Frutat janë një nga ushqimet më të shijshme që natyra na sjell në dorë. Ndër frutat më të mira antikancerogjene janë boronicat, të pasura me antioksidantë.
Antioksidanti i pranishëm tek boronicat është antocianina. Antocianina, acidi elagjik dhe urolitet që formohen në boronica mund të ndihmojnë në minimizimin e dëmeve të radikaleve të lira në ADN, ccka mund të shkaktojë kancer.
Boronicat minimizojnë rritjen e qelizave të kancerit të gojës, zorrës së trashë, gjirit dhe prostatës. Vitamina C është një tjetër reduktuese e kancerit që gjendet me bollëk në këto fruta të vogla të shijshme. Kap radikalet e lira dhe mbron ADN-në qelizore, ndërkohë që pengon formimin e tumorit.
Rrushi zë vendin e dytë në listën e frutave antitumorale dhe duhet ta shtoni në dietën tuaj sa herë të keni mundësi. Në cipën e tij rrushi përmban një përbërës natyral të quajtur resveratrol.
Ky përbërës është më i pranishëm tek rrushi i kuq ose vjollcë. Trajtimi i qelizave të kancerit të zorrës së trashë me kompozime të resveratrolit ka treguar se zvogëlon ndjeshëm e aktivitetin e ornitina decarboxylase. Kjo enzimë është ccelësi për rritjen e qelizave kancerogjene, kështu që sa më pak të ketë, aq më mirë.
Avokadot janë një burim i shkëlqyer i glutathione, një antioksidant i fuqishëm. Ndihmon në eliminimin dhe shkatërrimin e radikaleve të lira që normalizojnë ADN-në dhe mund të shkaktojnë rritjen e qelizave të kancerit.
Avokadot kanë edhe një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kjo e fundit mban larg radikalet e lira dhe mbron ADN-në qelizore, kështu pengon formimin e tumoreve.
Karotenoidet e gjetura tek avokadot (beta karton, alfakaroten dhe zeaxanthin) gjithashtu pengojnë rritjen e tumoreve të prostatës, gjirit dhe zgavrës së gojës.
Një nga frutat e preferuara kundër kancerit, pa dyshim është ananasi. Ky frut ekzotik përmban bromelinë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjen e proteinave dhe ka aftësi të reduktojë ose eliminojë qelizat kancerogjene dhe të lërë vetëm qelizat e shëndetshme. Bromelina është gjithashtu shumë anti-inflamatore dhe efektive në luftimin e dhimbjeve ekstreme.
Kjo do të thotë që edhe ata që vuajnë nga artriti do të përfitojnë prej saj. Efekti anti-inflamator dhe antkoagulant i bromelinës rrit imunitetin tuaj. Kjo e bën trupin tonë edhe më efektiv kundër kancerit.


