Manjati i medias, 92-vjeçari Rupert Murdoch, martohet për herë të pestë

Manjati i medias, 92-vjeçari Rupert Murdoch, martohet për herë

Manjati i medias, Rupert Murdoch, nuk heq dorë nga dashuria, edhe pse 92 vjeç. Ai tha se po planifikon të martohet me të dashurën e tij, Elena Zhukova, në qershor. 

Ju kujtojmë se Murdoch është martuar katër herë. Shpeshherë, jeta e tij e paparashikueshme është ushqim për industrinë e gazetave tabloide, që krijoi në tre kontinente.  

Vitin e kaluar, Murdoch njoftoi fejesën e tij me Ann Lesley Smith, por e anuloi dasmën e planifikuar më pak se një muaj më vonë.

Zhukova, e cila emigroi nga Rusia në Shtetet e Bashkuara, është biologe molekulare, në pension, 67-vjeçe, pra çerek shekulli më e re se Murdoch-i.

Dasma e Murdoch-it thuhet se do të bëhet në vreshtin dhe pronën e tij në Kaliforni, Moraga. Martesa e fundit e tij ishte me Jerry Hall, ish-partneren afatgjatë të këngëtarit të grupit Rolling Stones, Mick Jagger.

Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë, u martua fillimisht me Patricia Booker, një stjuardesë australiane, nga e cila u divorcua në fund të viteve 1960. Ai dhe gruaja e tij e dytë, Anna Torv, gazetare, qëndruan së bashku më shumë se 30 vjet përpara se të divorcoheshin në vitin 1999. Martesa e tij e tretë me Wendi Deng përfundoi në 2013.

Murdoch, australian, perandoria mediatike e të cilit përfshin The Wall Street Journal, Fox News dhe media të tjera me ndikim, numëron më shumë se 20 miliardë dollarë.

Murdoch ia dorëzoi kontrollin e perandorisë së tij globale mediatike djalit, Lachlan, nëntorin e kaluar, duke marrë statusin emeritus.

EMISIONET