"Kam përdorur drogë"/ Rrëfimi i Harry-t mund të përdoret si ndëshkim nga SHBA
Princi Harry mund të humbasë të drejtat e tij për të jetuar në SHBA, për shkak të të qenit shumë i sinqertë në lidhje me përdorimin e drogës në të kaluarën, thotë një ekspert ligjor ekskluzivisht për Page Six.
“Pranimi i përdorimit të drogës është zakonisht arsye për papranueshmëri,” thotë ish-prokurorja federale Neama Rahmani.
“Kjo do të thotë se viza e Princit Harry duhej të ishte refuzuar ose revokuar sepse ai pranoi se kishte përdorur kokainë dhe drogëra të tjera.”
Duka i Sussex-it zbuloi në librin e tij, “Spare”, të publikuar në janar, se ai “ka pirë shumë lëndë narkotike”.
Princi tha gjatë një bisede në internet me ekspertin e traumës Gabor Maté në fillim të këtij muaji se ai i konsideron drogat halucinogjene një pjesë “themelore” të jetës së tij.
Megjithatë ekspertë të tjerë thonë përdorimi i drogës mund të jetë një problem nëse do të kishte pasur një arrestim, akuzë ose dënim, por përdorimi rekreativ nuk do të ndikonte në vizën amerikane.