“Jozi ka ndihmuar shumë familje kosovare…”/ Këngëtari i njohur i del në mbrojtje ish-banorit: Njeri me zemër të madhe…

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin. Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve.
Pas përfundimit të spektaklit të të shtunës, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.
Mbrëmë, përmes një postimi në Instagramin e Jozit, ish-banori ka reaguar:
"Ndjej një detyrim shpirtëror, patriotik ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj familjes së Gjestit për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekë plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun si shembull negativ për të treguar se nuk duhet të jemi ata që ndjekim këtë rrugë. Kjo shprehje nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar."
Ndërkohë ditën e sotme, Jozi ka ripostuar një story të këngëtarit Labinot Rexha ku ndër të tjera, shkruhej:
"Jozin e njoh prej 7 vitesh dhe e di që është njeri i mirë, me zemër të madhe dhe me vepra të mira. Ai ka ndihmuar shumë familje kosovare në nevojë…"


