INSEE: Puna në distancë çoi në rritjen reale të produktivitetit

Sipas një studimi të ri të publikuar nga INSEE (Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike i Francës), puna në distancë mund të kontribuojë në rritjen e produktivitetit të ekonomisë franceze, veçanërisht kur zbatohet në mënyrë të balancuar dhe kombinohet me praninë në zyrë.
Studimi vëren se puna në distancë u është mundësuar punonjësve të kursejnë kohën e udhëtimit, të kenë më shumë fleksibilitet dhe shpesh të përqendrohen më mirë në detyrat individuale.
Këta faktorë mund të përkthehen në rritje të efikasitetit dhe produktivitetit.
Në Francë, puna në distancë është bërë tashmë pjesë e zakonshme e organizimit të punës.
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, më shumë se një në pesë punonjës të sektorit privat punonte nga shtëpia të paktën një herë në muaj, ndërsa modeli hibrid prej rreth dy ditësh në javë në distancë është bërë normë në shumë kompani.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përfitimet nuk janë të pakufizuara.
Nëse puna në distancë përdoret në masë shumë të madhe, mund të reduktojë ndërveprimet mes kolegëve, shkëmbimin e ideve, integrimin e punonjësve të rinj dhe inovacionin afatgjatë.
Për këtë arsye, shumë studime sugjerojnë se produktiviteti arrin nivelet më të mira në modele hibride që kombinojnë punën nga shtëpia me praninë në vendin e punës.
Sipas analizave të mëparshme të institucioneve franceze, një rritje e qëndrueshm e punës në distancë mund të sjellë fitime afatgjata të produktivitetit për ekonominë franceze, ndërsa ul kostot e zyrave për kompanitë dhe përmirëson kënaqësinë e punonjësve.


