VIDEO/ Ganiu zbulon emrin e ish të dashurës, "hap" zemrën me Ardin dhe Mirdonin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2023, 07:49
Konkurrentët e spektaklit televiziv "BBVK2", Ardi dhe Mirdoni, kanë improvizuar një pjesë të shtëpisë, të cilën e kanë shndërruar në një skenë ku e mbajtën podcastin e tyre.
Të ftuar ishin Ganiu dhe Blerando, të cilët folën dhe shpalosën detaje të ndryshme nga jeta e tyre.
Një prej më interesanteve, ishte një deklaratë e Ganiut, përgjatë të cilës zbuloi emrin e ish të dashurës së tij, të cilën e përmend shpesh herë, e që ai tha se quhet Genita.