FOTO/ Nga Georgina Rodriguez te Ines Tomaz, partneret e yjeve të Portugalisë që “vodhën” show-n në Botëror

FOTO/ Nga Georgina Rodriguez te Ines Tomaz, partneret e yjeve të

Teksa Portugalia ishte në qendër të vëmendjes për ndeshjen e saj ndaj Kroacisë në Kupën e Botës, një tjetër “spektakël” u zhvillua paralelisht jashtë fushës së blertë.

Në tribunat e stadiumit, sytë nuk ishin vetëm te yjet e futbollit, por edhe te partneret e tyre – gra që prej kohësh kanë ndërtuar emra të fortë në botën e modës, rrjeteve sociale dhe showbiz-it.

Nga Georgina Rodriguez, një nga figurat më të njohura globale të showbiz-it dhe influencer-e me miliona ndjekës, te Ines Tomaz, bashkëshortja elegante e Bernardo Silva, prania e tyre në eventet e mëdha të futbollit nuk kalon kurrë pa u vënë re.

FOTO/ Nga Georgina Rodriguez te Ines Tomaz, partneret e yjeve të

Partnerja e Cristiano Ronaldos mbetet pa dyshim emri më i komentuar. Me një karrierë si modele, influencuese dhe protagoniste e dokumentarit të saj, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sa herë që shfaqet në publik.

FOTO/ Nga Georgina Rodriguez te Ines Tomaz, partneret e yjeve të

Bashkëshortja e Bernardo Silva-s është gjithashtu një figurë e njohur në botën e modës dhe rrjeteve sociale. Çifti është kthyer në një nga më të komentuarit e Portugalisë, sidomos pas martesës së tyre dhe jetës familjare gjithnjë e më të ndjekur.

FOTO/ Nga Georgina Rodriguez te Ines Tomaz, partneret e yjeve të

E njohur për profilin e saj të ulët, Ana Pinho mbetet një mbështetje e fortë për Bruno Fernandes. Edhe pse rrallë në media, ajo shpesh shfaqet në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.

FOTO/ Nga Georgina Rodriguez te Ines Tomaz, partneret e yjeve të

Aktorja portugeze dhe e dashura e João Neves është një nga çiftet më “trendy” të brezit të ri në Portugali, duke tërhequr vëmendje të madhe si në ekran ashtu edhe në rrjetet sociale.

FOTO/ Nga Georgina Rodriguez te Ines Tomaz, partneret e yjeve të

Partnerja afatgjatë e João Cancelos vazhdon të qëndrojë larg zhurmës mediatike, por mbetet gjithmonë pranë tij në ndeshje të rëndësishme, shpesh e pranishme në tribunë.

Ndërsa Portugalia vazhdon rrugëtimin në Botëror, “skena e dytë” jashtë fushës duket po aq e ndjekur sa edhe loja vetë – me partneret e futbollistëve që tashmë janë kthyer në personazhe të vërtetë showbiz-i.

EMISIONET