“Jashtë është djalë tjetër...” - Keijsi flet për GJYQIN me Mirin: Jemi takuar...

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi Hyseni, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është vënë përballë pyetjeve të Brikena Selmanit.
Kjo e fundit e ka pyetur në lidhje me ish-banorët, me të cilët ka patur rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një moment gjatë intervistës, Brikena e pyeti Keijsin sa i përket gjyqit që ka përmendur Armir Shahini pas deklaratave të tij të forta kundrejt tij.
Keijsi duke qeshur u shpreh se akoma nuk i ka shkuar ndonjë letër. Më pas shtoi se janë rastistur në disa lokale nate dhe janë përshëndetur.
“Jashtë është djalë tjetër, kaq di të them”, tha ish-banori i “Big Brother VIP 5”.
Pjesë nga intervista:
Si po shkon gjyqi?
Akoma nuk ka letra, ndoshta ka patur frikë avokati me m’a sjellë.
Në fakt Mirin e njohim sikur atë që nuk e mban shumë fjalën, kështu që në rregull jemi.
Nuk e di për atë pjesë. Jemi takuar, jemi rastisur në disa lokale nate dhe çfarë ka qenë aty brenda lojës së “Big Brother” ka qëndruar aty brenda. Jashtë është djalë tjetër, kaq di të them.


