FOTO/ Dea Mishel e pranon publikisht: Jam në një marrëdhënie me Kristin dhe…

FOTO/ Dea Mishel e pranon publikisht: Jam në një marrëdhënie

Pas përfundimit të Big Brother Vip, Dea Mishel dhe Kristi Dragot, janë përfolur se mund të kenë një lidhje bashkë për shkak të kimisë mes tyre.

Por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga dyshja, dhe pse Dea ka ironizuar sot me një postim duke thënë se është në një marrëdhënie me Kristin.

“Na zbuluat! E pranoj, jam në një marrëdhënie me Kristin”, ka shkruar ajo.

Dy finalistët e “Big Brother VIP 2” kanë publikuar disa foto së bashku, nga prapaskenat e xhirimit ku po filmojnë për “She’s on Top”, programin që nis së shpejti në Top Channel. Dea Mishel dhe Kristi do të jenë pjesë e jurisë për të dhënë vlerësimet e tyre për konkurrentët.

Arkitektja nuk ka saktësuar nëse marrëdhënie për të cilën flet është marrëdhënie pune apo mes tyre ka diçka më shumë. Ajo i ka shtuar më shumë zërat për një romancë, duke shpërndarë postimin e Ronaldo Sharkës, ku Dea dhe Kristi janë nusja dhe dhëndri.

FOTO/ Dea Mishel e pranon publikisht: Jam në një marrëdhënie

 

EMISIONET