Protesta nuk 'njeh' dallime/ Personat me aftësi ndryshe ngrejnë zërin, vogëlushi marshon me pankartë në dorë (FOTO)
Revolta qytetare para Kryeministrisë i ka "hapur krahët" për të gjithë shqiptarët e çdo komuniteti.
Në tubimin e sotëm, persona me aftësi ndryshe kanë zgjedhur pikërisht të ngrejnë zërin e tyre kundër qeverisë duke përfaqësuar komunitetin e shqiptarëve me këto aftësi.
Pjesë e fjalimeve ishte dhe një burrë i vërber i cili u shpreh pak më herët në 'foltoren' simbolike se ofendimet e Kryeministrit dhe gjuha e tij e urrejtjes është e patolerueshme. Sipas protestuesit, ajo gjuhë është përçmuese ndaj personave me aftësi ndryshe.
Ndërkaq mes turmës u vërrejt dhe një vajzë me karrocë, e cila dukej shumë entuziaste për pjesëmarrjen në këtë protestë.
Pas saj, marshonte dhe një vogëlush me një pankartë. Ai shihet duket e mbajtur lart parrullën dhe duke brohoritur.


